Zgjedhjet lokale “fshehin” problemet reale të shqiptarëve

Zgjedhjet lokale dhe shpallja e kandidaturave për kto zgjedhje ka lënë nën hije problemet reale që po tangojnë shqiptarët e Maqedonisë, vlerësojnë analistët.

Maqedonia ka shumë probleme real. Mosmarrja e ftesës për në BE, problemet me Greqinë, protestat e opozitës, buxheti diskriminues si dhe probleme të tjera që janë lënë nën hije, ndërsa opullata është defokusuar duke u përqëndruar në kadidaturat e zgjedhjeve lokale të shpallura nga partitë politike. E gjithë kjo vjen si pasojë e paaftësisë për të bërë politikë, shprehet analisti Alajdin Demiri.

“Partitë politike shqiptare duke përdorur periudhën në prag të zgjedhjeve lokale po përpiqen që të lënë anash  kirizën e thellë që po kalon Maqeodonia si dhe problemet rreale që tangojnë shqiptarët. Zgjedhjet lokale  janë më shumë teknike dhe s’kanë të bëjnë shumë me politikbërjen reale”.

“Partitë politike shqiptare vazhdimisht po dëshmojnë se nuk janë të afta për të bërë politikë dhe ashtu edhe në këtë rast ata do të shfrytzojnë situatën duke përdor zgjedhjet lokale për ta shtyrë edhe pak këtë problem duke u përpjkeur që të ruajnë pozitat. Vlersoj se tani partitë shqiptare do të fillojnë përsëri të mirren me njëra tjetrën me akuza dhe kundërakuza për kandidatët e tyre, dukë lënë në hije problemet reale ekonomike dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni”, u shpreh analisti Alajdin Demiri për Portalb

Analisti Albert Musliu, vlerson se mosreagimi i partive shqiptare në lidhje me buxhetin diskriminues është i çuditshëm dhe i pa kuptimtë, e sidomos duke pasur parasysh vitet e shkuara kur për këtë çështje ka pasur zhurmë shumë të madhe.

“Kriza politike dhe shpallja e kandidaturave janë dy elemente që po zhvillohen paralelisht, vlerësoj se secila meriton vëmendje, por në asnjë mënyrë nuk duhet të anashkalohen problemet reale që ka Maqedonia. Sjellja e partive shqiptare në lidhje me buxhetin e vitit 2013 ishte shumë e pakuptimtë, Mendoj se ata duhej ta kishin problematizuar këtë çështje, madje kësaj radhe mund të kishin përdorur edhesituatën e krijuar me opozitën maqedonase e cila ka reaguar shumë ndaj këtij buxheti. Defokusimi i opinionit nga problemet që kanë shqiptarët me buxhetin është i padrejtë dhe për këtë duhej të kujdesen partitë politike shqiptare, që për çudi nuk e kanë bërë”, tha analisti Albert Musliu për Portalb.

Analistët vlersojnë se defokusimi i opinionit bëhet me qëllim nga disa media që veprojnë në krah të qeverisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button