LSDM: Ja kushtet me të cilat nuk do bojkotojmë zgjedhjet

Lidhja e Social Demokratëve (LSDM) sonte në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit të zgjeruar qendror do t’i definojë kushtet me plotësimin e të cilave do të ndërpresin bojkotin e zgjedhjeve. 

Nga partia e  Cërvenkovskit para disa ditësh edhe zyrtarisht thanë se do të kërkojnë formim të Qeverisë në një format tjetër – Qeveri teknike, ekspertësh apo të koncentruar, në të cilën, siç thanë të enjten, LSDM nuk do të ishte as e interesuar për të marrë pjesë.

Ndërsa, jo zyrtarisht thuhet se LSDM do të kërkojë një ministër të pavarur të Punëve të brendshme.

Burime nga kjo parti për 24Vesti kanë thënë se LSDM-ja do të kërkojë që së bashku me zgjedhjet lokale të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare  dhe monitorim të përforcuar ndërkombëtar, si dhe ndryshim të Kodit zgjedhor dhe pastrim të listave zgjedhore.
Nënkryetari i partisë, Zoran Zaev nga Strumica njoftoi se opozita do të parashtrojë kushte të arsyeshme dhe kërkoi nga qeveria që,  siç tha ai, të sillet në mënyrë të arsyeshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button