Gjykata Administrative dorëzoi vendimet e pezulluara për lustrim

Gjykata Administrative deri te lustratorët i dorëzoi aktvendimet me të cilat i pezulloi vendimet për lustrimin e ish-ambasadorit në Poloni, Petre Nakoski, dhe sekretarit të dikurshëm të shërbimit për siguri shtetërore Hetem Ademi.

Në sqarimin e Gjykatës Administrative theksoi se në procesin e lustrimit të tyre ka pasur lëshime formale juridike.

Sipas zëdhënësit të Komisionit për verifikim të fakteve, tashmë për të enjtën është caktuar seancë e lustratorëve në të cilën do të shqyrtohen aktvendimet.

Nisur nga kjo theksojnë se komisioni do të veprojë sipas udhëzimeve të Gjykatës dhe me siguri në afatin ligjor prej 15 ditëve do të ngrit edhe ankesë. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button