Vulin: Daçiç ka të drejtë vote në Kosovë, ai ka lindur në Prizren

Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin, tha se do t’i bëjë thirrje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, që të votoj në zgjedhjet lokale që mbahen më 3 Nëntor në Kosovë, transmeton RTK.

Vulin përmendi të dhënën se Daçiq, i lindur në Prizren, ”ka të drejtë vote” dhe se do t’i bëjë thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje”

Sipas tij, me këto zgjedhje është e ngarkuar OSBE-ja e cila do të jetë organizata e vetme me të cilën qytetarët do të komunikojnë lidhur me zgjedhjet. Sipas Vulinit, serbët do t’i kenë edhe përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button