Ndërroi jetë mësuesja e njohur tetovare, Nadire Arifi, nëna e Teuta Arifit

Është ndarë nga jeta Nadire Arifi, veterane e njohur e arsimit në rajonin e Pollogut, njëherit edhe nëna e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Teuta Arifi ka bërë të ditur lajmin për shuarjen e nënës së saj dhe njftoi se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, 12.09.2020 (e shtunë) në varrezat e qytetit në Tetovë, pas namazit të drekës.

Ajo po ashtu informon se për shkak të situatës aktuale me pandeminë e covid19, nuk do të bëhet pritje e organizuar e vizitave, duke thënë se “ngushëllimet e juaja do t’i pranojmë në formë eletronike dhe përmes telefonit!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button