Adem Demaçi para dyerve të mbyllura të kishës ortodokse

Veprimtari Adem Demaçi ka pritur disa minuta para derës së Kishës Ortodokse Shën Gjergj në Prizren, për të hyrë brenda dhe për t’ua uruar festen e Krishtlindjeve Ortodokse, klerikëve të atyshëm, mirëpo derën nuk e ka hapur askush.

Demaçi ka thënë se ndodhej aty për t`ia uruar këtë festë serbeve, pasi që e konsideron festë edhe të shqiptarëve.
Ai tashmë, për të njëjtat qëllime, ka marrë rrugën në drejtim të Manastirit të Deçanit, raporton KP.

Ndryshe, gjatë ditës, Demaçi ka marrë është nisur drejt Prizrenit, ku ka pasur plan t’i bëjë një vizitës kishës ortodokse në këtë qytet, për t’i uruar prijësit dhe besimtarët e saj krishtlindjen ortodokse.

Pas Prizrenit ai do ta niset drejt Manastirit të Deçanit, ndërkohë itinerari i tij i sotëm përmbyllet me vizitën në Manastirin e Graçanicës.

“Kjo është një iniciativë me të cilën dëshirojmë t’i tregojmë botës se ne jemi për bashkëjetesë edhe me serbët edhe me gjithë të tjerët. Unë në cilësinë e kryetarit të Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës kam vendosur sot që t’i vizitojë kishat ortodokse në Prizren, Deçan dhe në Graçanicë për t’i uruar për këtë festë”, ka thënë Demaçi

Lajme të ngjashme

Back to top button