DR : Nuk jemi shuar !

Pas raportimeve në media se Demokracia e Re është çregjistruar nga regjistri i partive politike në Maqedoni ka reaguar shërbimi për informim i DR-së duke thënë se lajmi është i pavërtetë dhe se partia e cila u formua nga Imer Selmani nuk është shuar por vazhdon të funksionoj.

Shërbimi për informim i DR njofton opinionin e gjerë se lajmi se ky subjekt është çregjistruar nga regjistri i partive politike në Maqedoni nuk është i vërtetë dhe ka të bëjë vetëm me dëshirën e mentorëve politik të këtyre portaleve në shërbim të të cilëve ato edhe janë.

“DR njofton opinionin e gjerë se DR ka deponuar pranë Gjykatës themelore Shkupi II 1000 nënshkrimet e nevojshme për ri regjistrimin e kësaj partie dhe është në pritje të vendimit nga kjo gjykatë. Nënshkrimet e nevojshme për ri regjistrim janë mbledhur nga anëtarët dhe aktivistët e kësaj partie nga Likova e deri në Strugë”, thuhet në njoftim.

DR thekson edhe njëherë se ajo do të vazhdojë aktivitetin e saj politik dhe do jetë një zë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptar përkundrejt dëshirave të disave që duke dashur të fshehin problemet e mëdha që kanë brenda për brenda radhëve të tyre dhe rejtingut të ulët që gëzojnë në kontinuitete përpiqen të tërheqin vëmendjen e opinionit me plasim të dezinformatave.

Lajme të ngjashme

Back to top button