Zaev: Pavarësinë e shënojmë të lirë dhe të hapur ndaj botës

Para Qeverisë filloi kremtimi solemn me rastin e Ditës së Pavarësisë, 8 Shtatori. Kryeministri Zoran Zaevi në fjalimin para mysafirëve të shumtë, përfaqësues të kreut shtetëror, korit diplomatik dhe mediave, theksoi se synimi për shtet të pavarur është ideali shekullor në historinë e shtetit.

Sot, potencoi Zaevi, pavarësia e cila ishte ëndrra e shumë brezave, e kremtojmë të lirë dhe të hapur ndaj botës.

“Dita e pavarësisë, 8 Shtator të vitit 1991, do të ,bahet mend si dita kur u bashkuam që ta përmbyllim shtetësinë tonë dhe të zgjedhim rrugën të përmbushur me mirëkuptim të ndërsjellë. lumturi dhe prosperitet.  Udhërrëfyes të rëndësishëm strategjik në atë rrugë ishin NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut  është anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike, si dhe vendi i cili është në rrugë për anëtarësim në BE”, nënvizoi kryeministri.

Duke u përqendruar në periudhën e kaluar, siç tha, periudhën e trazuar, por edhe në sfidat e ardhshme, prioritete dhe përcaktime, Zaevi paralajmëroi se vendi do të vazhdojë në rrugën që tashmë e kemi ndjekur – shtet civil. atdhe të lirë të të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha komuniteteve etnike, shoqëri për të gjithë me ardhmëri evropiane.

“Vjen koha për rend, drejtësi dhe disiplinë. Qeveria e re hyn në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet. Kjo do të jetë tregimi më i rëndësishëm. Ligjet janë miratuar, tani është koha për zbatim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të tyre. Kush nuk dëshiron të respektojë ligj, do të përballet me ligjin”, porositi Zaevi.

Kremtimi qendror, i organizuar në pajtim me protokollet për Kovid, filloi me aktin e ndërrimit  të flamujve para pllajës së Qeverisë, pas çfarë ishte intonuar himni i Maqedonisë së Veriut. Pastaj u shfaq videoja që dërgon porosi me rastin e 29 vjetorit të pavarësisë së shtetit.

Paraprakisht, në suaza të shënimit të festës, kryeministri Zoran Zaevi  me delegacionin qeveritar vendosi lule në varrezat e ish presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski në varrezat në Butel. Lule vendosi edhe delegacioni kuvendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button