Në fshatin Filipovc të Kratovës u gjet trupi i një gruaje që kishte ndërruar jetë
Një banor nga fshati Filipovc në Kratovë ka gjetur një trup të një gruaje derisa e ka kullotur bagëtinë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Mia.mk.
Sipas informatave të zëdhënëses së Sektorit të Punëve të Brendshme, Zhivkica Çavdareviq, rasti është denoncuar në Stacionin policor Kratovë më 3 shtator.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga Stacioni policor Kratovë.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore për kryerjen e autopsisë.