Rita Ora në lidhje me burrin e Beyonces
Pavarësisht karrierës që po i shkëlqen, në lidhje me dashurinë viti 2013 duket se hyri ters për këngëtaren Rita Ora.
Pasi e mbylli vitin “single”, pas ndarjes me Rob Kardashian, i cili e akuzoi këngëtaren shqiptare se e kishte tradhtuar me 20 meshkuj, Rita Ora përballet me një tjetër akuzë.
Ora është akuzuar në Twitter nga këngëtarja 22-vjeçare e serialit të famshëm britanik “Georgia Shore”, Holly Hagan se ka fjetur me, reperin e famshëm Jay Z.
Hagan e akuzoi Rita Orën me disa postime në Twitter, ndërkohë edhe këngëtarja e cila ndodhej për pushime në Dubai nuk vonoi t’i përgjigjet, duke i cilësuar të gjitha thashetheme, dhe dokrra ku nuk ka asgjë të vërtetë.
Hagan më tej shkruan se vetëm sa ka postuar dicka në Tëitter dhe nuk është e nevojshme të bëhen kërcënime me vdekje ndaj saj, Rita Orës apo kujtdo tjetër.
Rita Ora ka nënshkruar kontratë me kompaninë e Jay Z, ROC Nation katër vjet më parë, kur ishte vetëm 18 vjeç, ndërsa është parë të dalë shpesh me reperin dhe gruan e tij Beyonce, për të cilën publikisht Rita ka folur disa herë, madje edhe se çfarë i ka thënë asaj për Kosovën dhe Shqipërinë.
Kjo është hera e dytë në shumë pak kohë që Rita Ora përballet me akuza për tradhti.
Një muaj e gjysëm më parë, Rob Kardashian e denoncoi në Tëitter si tradhtare, por Rita nga ana e saj theksoi se me Rob ka ruajtur miqësi dhe se ndarja ndodhi për shkak se ajo nuk po angazhohej në marrëdhënien e saj dashurore./Portalb