MPPS: Deri 24 mijë denarë për studentët pa prindër

Ngritja e vlerës së ndihmës financiare për studimin e personave që deri në moshën 18-vjeçare kanë pasur statusin fëmijë pa prindër dhe pa kujdes prindëror, nga 9.000 denarë në 12 .000 denarë, nëse përdorin banesë sociale me qira, respektivisht nga 18.000 denarë në 24.000 denarë, nëse nuk përdorin banesa sociale me qira.

Kjo është paraparë, siç tha në pres-konferencën e sotme ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, në ndryshimet e fundit të Ligjit për mbrojte sociale, që janë në procedurë qeveritare me procedurë të shkurtuar.

Ai shtoi se këtë të drejtë momentalisht e përdorin 68 persona, prej t cilëve 23 persona realizojnë këtë të drejtë me vlerë prej 9.000 denarësh, ndërsa të tjerët 44 persona e realizojnë të drejtën me vlerë prej 18.000 denarësh.

Ai informon se para se të vendosej kjo e drejtë, në vit mesatarisht, në fakultet regjistroheshin dy deri në tre fëmijë me statusin pa prindër dhe kujdes prindëror.

Për  jo më shumë se dy vjet nga vendosja e kësaj të drejte  sot  mundësinë për studim falas e përdorin 67 persona.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, siç përmendi ministri Ristovski, vitet e kaluara ka punuar në mënyrë të përkushtuar në përmirësimin e pozicionit të personave që deri në moshën 18-vjeçare kanë pasur statusin e fëmijëve pa prindër dhe pa kujdes prindëror.

“Është punuar në përmirësimin e pozicionit të tyre ekonomiko-social, përmes rritjes së vlerës së ndihmës afatshkurtër financiare pas largimit të Institucionit nga 30.000 në 180.000 denarë, janë ndërmarrë masa për punësimin e tyre më të lehtë në drejtim të së cilës ishin aktivitetet e paradokohshme të miratuara nga ndryshimet e ligjeve me të cilat i mundësohet punë në institucionet publike dhe shtetërore pas largimit nga Institucioni në të cilin kanë qenë të akomoduar”, tha ministri.

Punohet shtoi ai, edhe në sigurimin e banesave për strehim social dhe aftësimin e tyre për jetë të pavarura, si dhe integrimin e tyre më të lehtë në mjediset sociale. /mia/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button