Mbi 120 të arrestuar dhe 100 policë të lënduar gjatë protestave në Bullgari

Së paku 120 demonstrues dhe rreth 100 policë të lënduar, prej të cilëve 15 janë hospitalizuar, është bilanci i protestave të djeshme në Sofje kundër Qeverisë bullgare.

“Ajo që ndodhi ishte maratonë e gjatë e trazirave. Në Sofje, nga orët e hershme erdhën plot njerëz për ta shprehur vullnetin e tyre dhe të protestojnë. Për fat të keq, shumë njerëz erdhën të përhapin tensionime. Ishim lënë në test për të duruar përderisa rreth nesh binin policë të lënduar. Shumë bomba, shumë piroteknikë. Taktika gjatë tërë ditës ishte kahëzuar drejt kursimit të jetës dhe shëndetit të demonstruesve të ekspozuar ndaj rrezikut dhe shëndetit të policëve”. Këtë e deklaroi në brifing të jashtëzakonshëm në orën 01:00 zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Sofjes për punë të Brendshme, Anton Zllatanov, lajmëroi BGNES.

“Vetëm në orët e mëngjesit, mbi 100 policë u lënduan, prej tyre 15 u pranuan në spital, shtoi Zllatanov.

Ai tha se materiali piroteknik shpërtheu në një automobil policor. Bomba artizanale ishte hedhur në automjet pasi që një demonstrues theu njërin nga xhamat. Mbi 60 persona u arrestuan vetëm mbrëmë, ndërsa gjithsej rreth 120. Rreth 60 janë me dosje kriminale.

“Pati shumë bomba, mjete të improvizuara shpërthyese, shpërthime në një autobus policie, pati fishekzjarre të mëdha”, tha Zllatanov.

“Gjatë trazirave masive çdoherë ka viktima nga të dyja palët. Nuk është normale politikanët apo pjesëtarët e opinionit të bëjnë thirrje për shkelje të rendit publik dhe sulm ndaj policisë. Asnjëherë nuk kam parë taktikë më të butë policore nga kjo. Ishte rrezik që të punësuarit tanë të lëndohen dhe shumë prej tyre edhe u lënduan”, komentoi Anton Zllatanov.

Taktikën e policisë bullgare sot në mëngjes e mbrojti edhe drejtori i Drejtorisë së Sofjes për punë të brendshme, Georgi Haxhiev.

“Dje ishim dëshmitarë se si me orë u sulmua policia me piroteknikë, gurë, pllaka, gypa metali. Si rezultat i kësaj, liderët lokal vendosën se për të shpëtuar jetë njerëzish dhe shëndetin e të punësuarve tanë, nevojitej që një pjesë kësaj turme agresive të ndahet dhe shtypet. Qëllimi i vetëm ishte t’i shpëtojmë jetët e të punësuarve tanë dhe demonstruesve të qetë”, potencoi Haxhiev.

“Taktika ynë ishte pasive dhe e përmbajtur. Unë e mbështes vendimin e sjellë nga kryesia në terren. Kampet me tenda, si formë e lirë e protestës, u tregua si strehë e mirë për ruajtjen e mjeteve të improvizuara shpërthyese dhe disa nga mjetet e forta”, shtoi Haxhiev. Unë në mënyrë kategorive mohoj përdorimin e gazit neuroparalitik nga ana e policisë”, u përgjigj Haxhiev në pyetjen e gazetarëve pas pohimit në rrjetet sociale se është përdorur gaz i tillë.

Ai sqaroi se pasi që konstatuan se në tenda të demonstruesve fshihen mjete artizanale shpërthyese, është ndërmarrë operacion policor për mënjanimin e bllokadave dhe tani lëvizja është ripërtërirë, sqaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button