Seedorf kundër veprimit të Milanit

 

Clarence Seedorf, apo “Profesori” siç u njoh ndryshe gjatë karrierës së tij te Milan, tha se lëshimi i fushës nga Milani në ndeshjen me Pro Patrian ishte një veprim i gabuar. Seedorf ka një tjetër mendim në raport me shumicën për atë ngjarje dhe për veprimin e Boateng. 

“Po, ai dha një sinjal, jam dakord. Por kjo gjë ka ndodhur më shumë se sa një herë, nuk besoj se i ka ndryshuar gjërat. Ishte e nevojshme të identifikoheshin personat ‘non grata’ dhe t’i nxirrje jashtë stadiumit. Më pas, 90% e publikut do të kishte shijuar spektaklin”, ka thënë ai.

“Jemi duke i dhënë rëndësi një grupi të vogël, që me sjelljen e tyre ka provokuar gjithë këtë situatë. Nëse Boateng do të ishte në gjendje të identifikonte si përgjegjëse një pjesë të tifozerisë në stadium, atëherë duhej të ishin nxjerrë të gjithë ata jashtë. Çështja duhej të ishte zgjidhur në këtë mënyrë”, shtoi holandezi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button