Samaras dhe Borisov takohen për të biseduar për Maqedoninë

Kryeministri grek Andonis Samaras në shkurt në Bullgari do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov me ç’rast do të bisedohet për krizën globale, por njëra nga temat kyçe do të jetë edhe kandidatura e Maqedonisë për anëtarësim në BE, shkruan gazeta bullgare “Standard”.

Gazeta mëson se Samaras do të shoqërohet prej një pjese të ministrave në kabinetin e tij.
Takimi i Samaras dhe Borisov është dakorduar gjatë qëndrimit të kryeministrit bullgar në Athinë në dhjetor të vitit 2012.

Gazeta bullgare përkujton se Greqia dhe Bullgaria kultivojnë qëndrimin e njëjtë lidhur me integrimet evroatlantike të Maqedonisë dhe se për të dyja vendet një nga kriteret për të dhënë “vizë” për Maqedoninë është që vendi të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore të cilat, shton gazeta, Shkupi vazhdimisht i shkel, duke përvetësuar pjesë të historisë bullgare. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button