Kosovë, gjashtë viktima dhe 112 të infektuar me koronavirus

Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 112 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 488 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 539, njofton REL.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 131 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,251.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,713 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button