Kroaci, 4 viktima dhe 311 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 311 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 2.566.
Që nga 25 shkurti, kur është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në Kroaci, deri më tani janë raportuar 10.725 raste.
Që nga fillimi i epidemisë, gjithsej janë testuar 175.346 persona, nga të cilët 4.122 persona në 24 orët e fundit.
Në ditën e kaluar, 33 persona u pranuan për trajtim spitalor ndërsa gjithsej 258 persona janë në spitale, nga të cilët 15 në respiratorë.
Janë regjistruar 4 raste të reja të vdekjes në raport me dje ndërsa nga fillimi i epidemisë në Kroaci janë regjistruar 191 raste të vdekjes të shkaktuar nga koronavirusi.