Nxënësit që humbën mësimin online ulen sot në bankat e shkollës, cilat kategori përfshihen në Shqipëri

Ditën e sotme do të rikthehen në bankat e shkollës të gjithë rreth 4500 nxënës që nuk mundën të zhvillonin mësimin online përgjatë periudhës së karantinës, transmeton ABC.

Sipas një njoftimi të bërë më herët nga Ministria e Arsimit nga dita e sotme deri më 11 shtator do zhvillohen mësimet plotësuese për nxënësit e klasave 1-5 (cikli fillor).

“Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020″, thuhej në njoftim.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Ndërkohë sipas MASR mësimi në të gjitha shkollat e vendit do të nisë në datë 14 shtator sipas një protokolli strikt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button