Covid – 19 në RMV, 3 viktima dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Vetëm 11 të infektuar të rinj me Kovid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Janë kryer 450 testime, ndërsa nga rastet e reja të konfirmuara, tre janë në Shkup dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, Dellçevë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar nga: Shkupi-44, Shtipi-16, Prilepi-3, Velesi-2, Kavadari-4, Gostivari-2, Gjevgjelia-1, Strumica-2, Koçani-2, Probishtipi-1, Makedonski Brod-2, Vinica-3, Sveti Nikole-11, Kërçova-1, Negotina-1.

Tre persona kanë vdekur, një pacient nga Gostivari (51), një pacient nga Prilepi (65) dhe një pacient nga Vinica (78). Të gjithë vdiqën në kushte spitali.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.341, numri i pacientëve të shëruar është 11.157, numri i vdekjeve është 603 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.581.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button