Ja si ta dallojmë MOBBING-un në punë!

Presa i përket fenomenit Mobing mund të themi se është një lloj projektimi në botën e të rriturve i fenomenit të bulizmit, kaq të përhapur mes fëmijëve. 

Kështu që edhe të rriturit bëhen shpesh viktima të prepotencës që ushtrohet nga koleget e punës.

Ky fenomen dëmton shëndetin psikofizik po aq sa edhe dinjitetin e personit që behet objekt i sulmit.

Duhet thënë se mobingu shpesh është shumë i tërthortë sepse përfshin akte që në vetvete duken normale por është tërësia e tyre që e rraskapit psikologjikisht viktimën deri në atë pikë sa ai apo ajo braktisin përfundimisht vendin e punës.

Po si mund ta kuptojmë nëse jemi apo jo viktima të mobingut?

Për këtë qëllim, revista ‘Forbes’ ka publikuar një seri shenjash që duhet të na bëjnë të dyshojmë.

Sinjali i pare është ankthi kur zgjohemi. Natyrisht që janë të shumtë ata që zgjohen pa qejf për te shkuar ne pune. Po kur kjo nuk vjen thjesht nga dembellëku duhet menduar se ka diçka me tepër.

Sinjali i dytë janë kritikat që fillojnë të vinë nga të gjitha anët. Dhe në këtë rast duhet shtruar pyetja nëse kanë ndonjë bazë këto kritika apo jo.

Ata që ushtrojnë mobing nuk ja përtojnë t’ia plasin në fytyre me zë të larte kritikat viktimës së tyre, për ta poshtëruar e për ta bërë të ndihet si humbmëni.

Thashethemet dhe izolimi: Taktika e mobingut përfshin gjithashtu edhe përhapjen e thashethemeve të cilat përftohen me falsitete mbi zakonet ose jetën e punëtorit që është vënë në shënjestër. Viktima shpesh, gjate pushimit të drekës, gjendet në kafene i vetmuar pa shoqërinë e të tjerëve. Strategjia e izolimit shkon deri aty sa viktima transferohet brenda ndërmarrjes ne vendin më të izoluar dhe me të trashtë të ndërtesës.

Shkopinjtë nën rrota. Për më tepër, kush ushtron mobing nuk harron edhe teknika sabotimi për të penguar punën e viktimës, si ndryshimi i papritur i rregullave, orareve etj. Nuk mungojnë edhe ata qe i atribuojnë vetes merita qe ne fakt i takojnë viktimës.

Dhe ne fund, sinjali më i rëndësishëm vjen prej ekuilibrit psikofizik dhe marrëdhenieve me familjen. Nëse paratë e fituara shkojnë për seancat me psikoanalistin dhe nëse gruaja dhe fëmijët thonë se ju kane ardhur ne maje të hundës muhabetet e tua te punës, atëherë me te gjitha gjasat jemi në kthetrat e mobing-ut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button