(Video) Thirrje raciste, Milan lëshon fushën

Thirrjet raciste ndaj ganezit Kevin Princ Boateng, kanë detyruar skuadrën e Milanit të lëshojë fushën e lojës që në pjesën e parë të takimit në ndeshjen miqësore me skuadrën e Pro Patria.

Në vend të një feste që duhej të ndodhte në Pro Patria, Milani demostroi unitet dhe mbështetje për futbollistin ganez i cili fyhej në çdo kontakt me topin.

Në minutën e 25-të të takimit durimit të futbollistit i erdhi fundi, dhe ai kapi topin me duar dhe e gjuajti drejt tifozëve vendas.

Milan në një komunikatë për shtyp u ka kërkuar falje tifozëve të sinqertë që ishin në stadium, duke arsyetuar veprimin se domosdo duhet të lëshonin fushën për ti parandaluar njëherë e përghithom fyerjet e kesaj kategorie nga tifozeritë e pacivilizuara. 

Lajme të ngjashme

Back to top button