Shqiptari i akuzuar për vrasje të dyfishtë, “luftë” me policinë në Maltë

Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar në Maltë i dyshuar për vrasje të dyfishtë, transmeton OraNews.

Daniel Muka iu përgjigj me armë rrethimit të policisë në qytetin e Florianas, duke i rezituar kërkesës së tyre për dorëzim.

Pas disa minutash shkëmbim zjarri, shqiptari është neutralizuar dhe është shoqëruar në komisariat.

Ai dyshohet se është autor i vrasjes së Kristian Pandolfino dhe Ivor Maçejovskit, ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën luksoze te Sliemas.

Bankieri Pandolfino, 58 vjeç, dhe partneri i tij, Maçejovski, 30 vjeç, me profesion koleksionues veprash arti, u qëlluan me armë zjarri në banesën e tyre.

Kamerat e shumta të sigurisë në zonë, sipas mediave vendase, kanë mundur të fiksojnë fytyrën e autorit, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur edhe gjurmë gishtash.

Këto prova kanë çuar policinë malteze drejt Daniel Mukës, i cili ka rekorde të mëparshme kriminale.

Ai është vëllai i Bektash Mukës, i cili është akuzuar në 2017-ën, për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuteri në një argjendari në të njëjtën zonë ku u vranë së fundmi çifti Pandolfino-Maçejovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button