Këshilltari i BDI-së duke qenë në arrati hapi kompani në Manastir

Këshilltari nga Ohri, biznesmen dhe përson i kërkuar nga drejtësia, Nefi Useini është duke e zgjeruar biznesin. Ai është në arrati, mirëpo kjo nuk e pengoi të hape firmë të re në Manastir për prodhim të materialeve ndërtimore. Firma Beton 2020 Н&О SHPK Manastir është në partneritet bashkë me Oliver Tillovski nga Manastiri, ndërsa Nefi Useini është drejtues i saj, raporton IRL, përcjell Portalb.mk.

Sot është dita e gjashtë që kur policia nuk mund ta gjejë ku gjendet Useini, për të cilin është përcaktuar masë paraburgim dhe është në arrati. Për këtë rast policia dhe prokuroria e Ohrit i ndjekin Nefi Useinin dhe vëllain e tij për dy vepra penale, dhunë dhe mbajtje arme pa leje pasi incidenti është filmuar nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes. Kërkimi për Useinin vazhdon pavarësisht deklaratën amnistuese me shkrim, nga viktima e tij Spirko Topalloski, i cili e ndryshoi deklaratën e parë dhe tani pohon që vetëm janë grindur me këshilltarin dhe nuk ka parë revole. Me kërkesë të gjyqit, prokuroria i ka përcaktuar paraburgim për tetë ditë, mirëpo në vend se të jetë në qeli, ai hapi firmë të re.

Useini, 42 vjeç, këshilltar i BDI-së në komunën Ohër dhe njëkohësisht biznesmen i cili ndërton dhe posedon objekte pa leje në qytet dhe rrethinë dhe të cilat ende nuk janë rrënuar, përveç bazës prej betoni në hyrje të Ohrit.

Nefi Useini gjatë viteve ka pasur shumë kallëzime penale, por vetëm një aktgjykim me kusht.

Ai ka qenë i përndjekur për dhunë, vjedhje të rënda, rrezikim, falsifikim të dokumenteve për udhëtim, cenim të sigurisë, por nuk ka vuajtur asnjë ditë burg.

Ndryshe, policia nuk mund t’i gjejë gjurmët e Nefi Useinit dhe vëllait të tij, të cilët janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Gjatë javës së kaluar, Gjykata e Ohrit ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve për këshilltarin e BDI-së në Komunën e Ohrit dhe vëllain e tij. Këshilltari Nefi Useini dhe vëllai i tij kërkohen në lidhje me incidentin që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër.

Gjatë fundjavës, denoncuesi i incidentit, nga ana tjetër, ka dalë me deklaratë të kundërt, shkruan Ohri 1. Avokati i Spirko Topalloskit nga Ohri, sot ka dërguar një letër të shkruar në të cilën e përcjell deklaratën nga Topaloski për ngjarjen e pakëndshme, por me një përmbajtje të ndryshme nga ajo që fillimisht e ka raportuar klienti i tij dhe sipas së cilës vepron policia. Në deklaratën e sotme ai thotë:

Gjatë vitit të kaluar, policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike kishin hyrë në kompaninë e këshilltarit Nefi Useini.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button