Kosovë, 8 të vdekur dhe 136 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 488 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 136 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 12.683.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 471 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 48.232 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 131 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button