Tommaso Rocchi, kalon te Interi

Tomaso Rochi është përforcmi më i ri i skuadrës së Interit, sulmuesi italian i cili për 10 vite rresht ishte idhulli i tifozerisë laciale, tashmë ka ndërruar ambient.

Rochi është shprehur shumë i kënaqur për këtë duke thënë se mezi pret të fillojë punën në ekipin e ri, dhe për tu rikthyer tek goli, që siç thot lojtari i ka munguar shumë kohët e fundit. 

“Thirrja nga Interi erdhi në momentin e duhur për të për t’u dhënë fund ditëve të lojës në mënyrën e më të mire, ka disa gjëra të cilat duhet të zgjidhen dhe shpresoj se ato do të mund të përfundojnë ditën tjetër. Pastaj do të kemi testet mjekësore dhe ai do të nënshkruajë kontratën, do të jetë vështirë të largohet nga Lazio pas 10 vitesh dhe mbi 100 golash, por nuk ka shumë hapësirë për të te Lazio për momentin . Ai do të jetë në dispozicion të plotë të trajnerit” ka thënë agjenti i lojtarit, Oscar Damiani.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button