C.Ronaldo: Ky është viti im, do e shihni!

C.Ronaldo përfundimisht ka shuar spekulimet për ndonjë largim të mundshëm nga skuadra madrilene gjatë këtij viti. Portugezi në një komunikim me mediat në sallën e konferencave të skuadrës mbretërore ka deklaruar se dëshiron të fitojë me Realin e Madridit. “Kam ardhur këtu për disa objektiva, nuk mendoj të largohem derisa ti arrij ato, do të jape gjithçka për këtë bluzë, ky vit do të jetë shumë special është viti im, dhe këtë vit do e shihni më të mirën time” është shprehur ylli portugez.

Ronaldo gjithashtu ka komentuar ne lidhje me topin e artë duke theksuar se ai, sikurse çdo futbollist dëshiron ta fitojë atë titull, por siç tha ai ,kjo nuk është e rëndësishme për të ardhmen e tij duke shtuar se interesat e klubit janë gjithmon mbi interesat tona personale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button