OBSH: Terapia me plazmë është ekperimentale, nevojiten akoma dëshmi

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) kumtoi se përdorimi i plazmës nga ana e pacientëve të shëruar nga Kovid-19 akoma konsiderohet si “terapi eksperimentale” dhe se rezultatet preliminare që tregojnë për efikasitetin e saj të mundshëm, ende nuk janë “bindëse”.

Suma Svamitanan nga OBSH deklaroi se plazma konvalescente është përdorur si terapi për një numër të madh të sëmundjeve ngjitëse gjatë shekullit të kaluar, me shkallë të ndryshme të suksesit.

“OBSH akoma konsideron se trajtimi me plazmë konvalescente është eksperimentale”, tha Svaminatan, duke shtuar se duhet edhe më tej të ndiqet dhe vlerësohet, transmeton MIA.

Krahas kësaj, ajo thotë se terapia me plazmë është vështirë të standardizohet, duke pasur parasysh atë që njerëzit prodhojnë nivele të ndryshme të antitrupave dhe se plazma duhet të mblidhet individualisht nga pacientët e shëruar.

Sipas Svaminatan, hulumtimet janë nga një vëllim i vogël dhe nuk siguruan dëshmi cilësore kur bëhet fjalë për këtë lloj të mjekimit.

Ajo theksoi se shtetet mund ta përdorin këtë formë të terapisë për mjekim të rasteve urgjente, nëse konsiderojnë se përfitimet i tejkalojnë rreziqet.

Nga OBSH përmendin se terapia me plazmë konvalescente ka numër të madh të efekteve të padëshirueshme, nga ethet e buta dhe temperatura deri te probleme shumë serioze me mushkëritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button