Guteresh: Turizmi në botë me humbje prej 320 miliardë dollarë, nën rrezik 120 milion vende pune

Rreth 120 milion vende pune në turizëm në nivel global janë nën rrezik për shkak të pandemisë Kovid-19, tha sot sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, transmetoi DPA.

“Në pesë muajt e parë të këtij viti, aranzhimet ndërkombëtare udhëtuese ranë për më shumë se gjysmën dhe rreth 320 miliardë dollarë u humbën nga eksportet e turizmit”, theksohet në deklaratën e Gutereshit.

“Në total, rreth 120 milion vende pune në turizëm janë ekspozuar në rrezik të drejtpërdrejtë”, shtoi ai, transmetohet nga agjencia gjermane, transmeton MIA.

Me shoqëritë në karantinë, aeroplanë në tokë dhe kufij të mbyllur në shumë pjesë të botës, Guteresh tha se veçanërisht janë të rrezikuara vendet në zhvillim, përfshirë ato në Afrikë.

“Rënia e të ardhurave ka çuar në rritjen e copëtimit dhe shkatërrimit të vendbanimeve brenda dhe përreth zonave të mbrojtura, ndërsa mbyllja e shumë vendeve të trashëgimisë botërore i ka privuar komunitetet nga jeta jetike”, shtoi sekretari i përgjithshëm i KB-së.

Kjo gjithashtu ka efekt negativ në gratë, komunitetet rurale dhe popujt indigjenë, duke theksuar rëndësinë e rindërtimit të sektorit të turizmit, pasi punëson një në 10 persona, shtoi DPA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button