Nesër përfundon edicioni i tetë i festivalit të kulturës dhe aksionit feminist “E PARA DHE VAJZË”

Nesër përfundon edicioni i tetë i festivalit të kulturës dhe aksionit feminist nën moton “Gratë janë pakicë” që u zhvillua nga data 17 gusht 2020, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, CAC Galerinë mobile dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor, njofton Portalb.mk.

Festivali pesëditor i cili përfshinte ekspozita, biseda, punëtori, koncerte dhe shfaqe filmike, filloi nga data 17 gusht dhe do të përfundoj nesër 23 gusht 2020.

Festivali  E PARA DHE VAJZË është mbështetur nga Programi Evropa Kreative i Komisionit Evropian, FRIDA – Fondi i Ri Feminist, Ministria e Kulturës e RSM dhe Qyteti i Shkupit, dhe është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Rinore – Shkup, MOT +, Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup, Booking ISKRA, Period Skopje, Nga zero në zero, Mesto Žensk – Ljubljana, K-zona – Zagreb/VoxFeminae, Outlandish Theatre Platform – Dublin.

Ndryshe, për festivalin mund të lexoni edhe këtu:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button