Tiranë, tjetër ekzekutim

Pa u mbushur as 24 orë, një tjetër ekzekutim ka ndodhur në Tiranë. Një emigrant 40-vjeçar, i sapo kthyer nga Italia është ekzekutuar me plumb në kokë në orët e para të mëngjesit.

Trupi i tij është gjetur gjatë paradites brenda një furgoni me targa italiane. 

Policia njoftoi se viktima është shtetasi Agron Dervishi, i cili është vrarë me një plumb në kokë në fshatin Mazrek të komunës Kashar. Uniformat blu po hetojnë në disa pista dhe po përpiqen të identifikojnë autorin e këtij krimi. 

Kjo është vrasja e dytë në Tiranë në këtë fillim viti, pasi një ditë më parë pranë spitalit të fëmijëve në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u ekzekutua një taksist. 53-vjeçari Mehmet Beqiri u qellua në makinën e tij të tipit benz me katër plumba, tre prej të cileve i morën jetën. 

Vetem pak çaste pas krimit, uniformat blu identifikuan dhe arrestuan si autor të dyshuar Aldo Morinen, nenoficer i repartit ushtarak të Zallherit. Për policine dy personat njiheshim me njeri-tjetrin, ndërsa vrasja mund të ketë ndodhur për çeshtje morale. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button