Jankullovska: Policia dhe mediumet të ndihmohen mes veti

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e pyetur se si e komenton pakënaqësinë e SHGM-së nga përgjigjeja e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, për të cilët parashtresa e SHGM-së është e pabazë, theksoi se policia dhe gazetarët duhet të ndihmohen ndërmjet veti sepse “ushtrojnë funksione përgjegjëse në shoqëri”.

“Para se gjithash të gjithë ne duhet të respektohemi mes veti dhe të mundësojmë vazhdimin e punës pa pengesa. Do të thotë, përpjekja jonë themelore është që policia ta bëjë punën e vet, mediat punën e vet, sepse bëhet fjalë për një funksion përgjegjës në shoqëri, deklaroi ministrja.

Ajo bëri thirrje për ndihmesë të ndërsjellë të policisë dhe mediave në kryerjen e detyrave.
Sot SHGM reagoi ndaj Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në MPB, i cili të dielën mori vendim se sigurimi në Kuvend më 24 dhjetor në galerinë e sallës plenare nuk ka “tejkaluar autorizimet”, vendosja e nëpunësve policor ka qenë në pajtim me Ligjin për Kuvend, Ligjin për polici, Kodin e etikës policore dhe aktet nënligjore. /portalb/.

Lajme të ngjashme

Back to top button