Foshnja e parë në Shtip lind prej një nuse shqiptare

Në qytetin e Shtipit në lindje të Maqedonisë të banuar me maqedonas foshnja e parë e lindur disa minuta nga ora 12 në mesnatën e 2013 është e një çifti të martuar midis një maqedonasi dhe një nuse shqiptare nga Kavaja. 

Lajmi është transmetuar nga mediat maqedonase, të cilat theksojnë se në nuset shqiptare kanë shtuar trendin e “baby boom” lindjeve të fëmijëve në këtë zonë, ku shumica e maqedonasve të moshuar po martohen me nuse të reja shqiptare nga Shqipëria. 

Foshnja e lindur i gjinisë mashkullore u lind nga nëna Ariola, 31 vjeçare nga Kavaja e martuar para një vit në fshatin Damjan të Shtipit për një maqedonas të moshuar. Foshnja menjëherë u pagëzua me emrin Matej dhe se është shtuar gëzimi i madh tek familja Lazarev në Shtip. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button