RMV, U arrestua shkupjani që në Tik-Tok ka publikuar pamje duke djegur zona publike

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është arrestuar një 17 vjeçar i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘shkaktar për rrezikun e përgjithshëm’,transmeton Portalb.mk.

“SPB-Shkup deri te Prokuroria themelore publike-Shkup do të paraqes njoftim me shkrim për të miturin 17 vjeçar nga fshati Mojanc, Shkup, për shkak se ekziston bazë për të dyshuar se ka kryer vepër penale si shkaktar për rrezik të përgjithshëm, deklarojnë nga MPB-ja.

MPB-ja sqaroi se fillimisht ai më 4 gusht në rrjetin social Tik-Tok ka shpërndarë video dhe fotografi se si shkakton zjarr. MPB-ja sqaroi se në video tjera vërehet fytyra e personit që shkakton djegien e hapësirave e hapësirave publike.

Pseudonimi i personit në rrjetin social Tik-Tok është D.K.

MPB-ja sqaroi se pas konfirmimit të identitetit, më 13 gusht, i mituri së bashku me prindin e tij ishin të ftuar në bisedë. Gjatë bisedës informative, personi ka pranuar veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button