Falimentimi i bankës “Eurostandard”, Presidenti Pendarovski dhe guvernatoja Angellovska-Bezhoska zhvilluan takim

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar takim me guvernatoren e vendit, Anita Angellovska-Bezhoska në lidhje me problemet rreth falimentimit të bankës ‘Eurostandard”, transmeton Portalb.mk.

“Guvernatorja e Bankës Popullore në Republikën e Maqedonisë së Veriut më informoi për gjendjen aktuale në sektorin banker në vend, si dhe për aktivitetet që merren për dëmshpërblimin e qytetarëve dhe abonuesve, para kalimit të afateve ligjore”, deklaroi Pendarovski.

Ai kërkoi nga gjithë institucionet të angazhohen në zgjidhjen e problemit, me bindjen se sistemi banker do të jetë stabil.

“Njëkohësisht, besoj se sistemi banker edhe më tutje do të ngelë stabil”, vlerësoi Pendarovski.

Ndryshe, më herët Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

LEXO: Ish-klientët e bankës “Eurostandard”, të hollat e sigurimit social, fëmijëve dhe familjeve kujdestare mund t’i marrin në bankë tjetër
LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Rimbursimi i klientëve të “Eurostandard banka” do të fillojë brenda 20 ditësh, thonë nga fondi për sigurim të depozitave
LEXO: Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button