Miratohet në lexim të dytë projektligji për pandeminë në Kosovë

Me 77 vota për është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, transmeton Koha.net.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka falënderuar deputetët që votuan për.

Projektligji për parandalimin e pandemisë u iniciua në prill pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin për kufizimin e lëvizjes të ndërmarrë asokohe nga Qeveria Kurti.

Kushtetuesja kishte konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button