Deri në fund të vitit 1963, në Shkup ka pas 411 tërmete

Deri në fund të vitit 1963, pas tërmetit katastrofal në Shkup ka pasur edhe 411 tërmete tjera. Po të njëjtën ditë, menjëherë pas dy tërmeteve të fundit, ka pasur edhe 122 tërmete në rajonin e Shkupit. Ato kanë qenë me intensitet më të vogël dhe nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm të madh. Këto tërmete kanë qenë të regjistruara nga Observatori Sizmologjik në Shkup, por jo edhe tërmeti që ka rrënuar Shkupin shkruan Vest.

“Stacioni Sizmologjik në Shkup në kohën e tërmetit ka qenë i pajisur me dy sizmograf mekanik, të montuar që nga viti 1957 dhe njëri prej tyre ka qenë i montuar pesë muaj para tërmetit katastrofal. Nga sulmi i rëndë, seizmografët kanë qenë të larguar nga puna.

Udhëheqësi i stacionit, Gradgan Haxhievski, ka arritur që 38 minuta menjëherë pas tërmetit, ta kthejë në shfrytëzim njërin sizmograf, ndërsa pas 2 orë e 30 minuta, edhe tjetrin.

Me këtë, është mundësuar regjistrimi i vazhdueshëm i tërmeteve tjera. Detajet nga fuqia e tërmetit kryesor janë fituar nga vendet tjera, edhe atë nga stacionet sizmologjike në Itali, Portugali, Rusi, Francë, Finlandë”, thotë Vera Çejkovska, menaxhere në Observeratorin Sizmologjik.

Sipas detajeve që janë mundësuar nga observeratori në kryeqytet, tërmete me këtë intensitet janë regjistruar në vitin 518 dhe në 1551.

Çejkovska thotë se sipas hulumtimeve që i kanë bërë, në të ardhmen e afërt të Shkupit, nuk kërcnohet me ndonjë tërmet katastrofal.

Lajme të ngjashme

Back to top button