Qeveria miratoi Planin për zhvillimin e procesit arsimor në vitin shkollor 2020/2021

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 80-të miratoi Planin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për zhvillimin e procesit arsimor gjatë vitit shkollor 2020/2021, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e 80-të, Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me Planin për zhvillimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021 nga Ministria e arsimit dhe shkencës”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se ky Plan duhet të harmonizohet me Komisionin për sëmundje infektive, ashtu që pastaj në bazë të mendimit të Komisionit të sjell vendim për modelin e organizimit të procesit arsimor në shkollar fillore dhe të mesme.

Ndryshe, Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është që mësimi të fillojë të realizohet onllajn, përveç për klasat e para në të cilat nevojitet prani fizike e fëmijëve, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sot anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe grupi punues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) e anuluan për nesër mbledhjen për protokollet, me të cilat duhet të konfirmohet mënyra për realizimin e mësimit nga 1 shtatori me të gjitha modelet e propozuara. Edhe pse u paralajmërua se më 10 gusht do të finalizohen protokollet për fillim të vitit shkollor 2020/2021 në kushte të pandemisë, mbledhja dje përfundoi pa konkluzione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button