Aksident fatal në Kërçovë, humb jetën 18 vjeçari

Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i një aksidenti i cili ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën Boris Kidric në Kërçovë. Si pasojë e aksidentit jetën e humbi Vaid V. 18 vjeç nga fshati Llapkidoll i poshtëm ndërsa tre personat të tjerë janë shtruar për kurim në spitalin e Shkupit.

Sipas të dhënave të MPB Ohër aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit ku jetën e humbi 18 vjeçari Vaid V. ndërsa të lënduar rëndë janë Z. A. 19, L. Z. 18, Sh. I. 18, Nga Kërçova. Tre të lënduarit janë dërguar në qendrën spitalore në Kërçovë për të marrë ndihmën e parë dhe më pas janë dërguar në klinikën e Shkupit për shkak të lëndimeve serioze. 

Aksidenti ka ndodhur mes automjetit Mercedes me targa të Amerikës drejtuar nga Z. A. 19 vjeç dhe automjetit transportues tip Mercedes në pronësi te NP Komunalec drejutar nga J.Sh. 46 vjeç. 
Aksidenti ka ndodhur në momentin kur automjeti i tipit Mercedes duke lëvizur rreth magjistrales me pjesën e parme të automjetit ka goditur pjesën e pasme të automjetit transportues të mbeturinave të NP komunalec, Kërçovë, i cili lëvizte drejt rrugës Boris Kidric me qëllim që të kyçej në rrugën magjistrale. Ne vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur ekipet e sektorit për punë të brendshme të Kërçovës dhe gjykatësi hetues për të kryer ekspertizën e nevojshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button