Kosovë: 16 të vdekur, 258 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar të enjten për 16 persona të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, duke e çuar numrin total të tyre në 212.

Kjo njëherësh është shifra më e lartë e raportuar e viktimave të lidhura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi në 24 orë në territorin e Kosovës, shkruan REL.

Ky Institut ka njoftuar edhe për 258 raste të reja të të infektuarve, si dhe për 196 pacientë të shëruar brenda një dite.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 8,104.

Prej tyre, 4,463 persona janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button