RMV, do të hapet linjë telefonike falas për pyetje të pensionistëve

Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë i informon pensionistët se prej 4 Gushtit do të fillojë të funksionojë linja telefonike falas për pensionistët. “Alo, pyetje të pensionistëve”, në të cilën dy herë në javë , nga dy orë pensionistët do të mund të marrin përgjigje të pyetjeve të tyre.

“Në kushte të pandemisë, Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë i informon pensionistët se prej 4 Gushtit do të fillojë me punë linja telefonike 02 3213 227 “Alo pyetje të pensionistëve” Përgjigjet do t’i japin persona kompetent dhe profesionist të angazhuar nga Lidhja, çdo të martë dhe të enjte prej orës 10:00 deri në 12:00″, sqarojnë nga Lidhja, transmeton MIA.

Prej atje shtojnë se në këtë mënyrë konfirmohet kujdesi për pensionistët me qëllim që të marrin përgjigje për problemet e tyre pskologjike-sociologjike dhe shëndetësore, ose të realizojnë komunikim të thjeshtë me çka, siç potencojnë, do të konfirmohet vlera e bisedës dhe vëmendja e domosdoshme për njerëzit e moshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button