OJQ CIVIL e dënon ashpër keqpërdorimin e ndihmës shtetërore në llogari të punëtorëve

OJQ CIVIL e dënon ashpër veprimin, sipas tyre, jonjerëzor dhe joligjor të punëdhënësve që kanë pranuar ndihmë financiare nga shteti dhe në vend t’u japin rroga të punësuarve – ata i kanë mbajtur paratë për vete.

“Kjo është sjellje  jashtëzakonisht e turpshme dhe plotësisht e papranueshme që duhet sanksionuar urgjentisht. Mbështetja financiare nga shteti ishte për menaxhimin me krizën e shkaktuar nga Kovid-19, gjegjësisht, të mbahen vendet e punës për punëtorët, dhe jo të përfitojnë paligjshëm punëdhënësit mbi shpinën e punëtorëve gjatë krizës më të madhe shëndetësore, sociale dhe ekonomike me të cilën po përballet jo vetëm vendi ynë, por e tërë bota”, thonë nga CIVIL.

Ky rast, sipas tyre, nuk guxon të përfundojë në interesin e të fuqishmëve dhe në llogari të punëtorëve, to cilët në shumicën e rasteve mezi e lidhin muajin.

“Shteti nuk guxon të jetë i mëshirshëm ndaj pronarëve. Përkundrazi, duhet të tregojë drejtësi dhe ashpërsi, t’i sanksionojë ashpër të gjithë që kanë menduar se do të arrijnë “ta mashtrojnë sistemin”, shtojnë nga CIVIL.

CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve që vlerësojnë se janë të dëmtuar ose të diskriminuar mbi çdo bazë, ta paraqesin rastin e tyre në organizatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button