ISHP: Në RMV është ulur numri i të infektuarve të ri dhe të vdekurve nga KOVID-19

Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut sot e publikoi raportin javor për periudhën prej 20 deri më 26 korrik në të cilin është evidentuar zvogëlim i numrit të të infektuarve të ri dhe personave të vdekur nga KOVID-19, ndërkaq është rritur numri i të shëruarve në krahasim me periudhën paraprake, njofton Portalb.mk.

Në periudhën në fjalë janë bërë gjithsej 9.563 testime (1.402 më shumë se sa në periudhën prej 13 deri më 19 korrik) dhe janë regjistruar 956 raste pozitive me KOVID019, që është për 82 raste më pak se sa në javën paraprake. Në periudhën e raportimit 10% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv në KOVID-19.

Të infektuarit e ri janë nga 29 qytete, gjatë së cilës përqindja ë e madhe e të infektuarve të rinj janë nga Shkupi (37,3% – ulje e vogël në krahasim me javën e kaluar) dhe në Shtip (16,1% ulje e vogël në krahasim me javën e kaluar). Në 17 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të reja pozitive është nën 20.

Në lidhje me strukturën moshatare të të infektuarve të rinj, në këtë periudhë përqindja më e madhe është e personave prej 50 deri në 59-vjeç (22,3%), ndërkaq numri më i madh i të infektuarve të rinj është edhe te personat në moshë 40 – 49-vje-ç dhe mbi 60-vjeç 19,6% në dy grupet. Numri më i madh i të infektuarve është te fëmijët dhe te personat deri në 9-vjeç – 2,6% dhe prej 10 deri në 19-vjeç – 4,7% nga numri i përgjithshëm i të infektuarve.

Nga rastet të cilët janë hulumtuar epidemiologjikisht, janë hospitalizuar 127 persona ose 14,2%, ndërkaq te 279 persona ose te 31,3% është regjistruar prani e komorbidetit.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të hulumtuara epidemiologjikisht 44,4% kanë pasur kontakt me raste të konfirmuara me KOVID-19, ndërkaq 21 (nëntë më shumë se java paraprake) kanë pasur histori për udhëtim jashtë vendit në 14 ditët e kaluara.

Në periudhën prej 20 deri më 26 qershor janë regjistruar 654 persona të shëruar të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak, që është për 109 persona ose 20% më shumë se sa javën e kaluar të raportimit (13-19 korrik).

Në periudhën prej 20 deri më 26 korrik, janë regjistruar 32 raste të vdekjes, që është për 12 raste më pak se sa në periudhën e kaluar. Pjesa më e madhe e personave të vdekur janë mbi 60-vjeç (84,4%).  Njëzet e nëntë prej rasteve të vdekjes janë në kushte spitalore, ndërkaq 3 jashtë spitalit. Te 26 raste të vdekjes (81,3%) janë regjistruar me komorbitete paraprake, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button