Manastirliu: Maska e detyrueshme me ligj, të bëhet pjesë e veshjes së gjithsecilit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook bëri apel sërish që qytetarët të mbajnë maskë në të gjitha ambientet e mbyllura.

”Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura! Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit”, tha Manastirliu, transmeton Koha Jone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button