Agim Nuhiu ministër i ri i Punëve të Brendshme, ndërrime të kuadrove edhe në ministritë e tjera

Pas shpalles së rezultateve nga ana e KSHZ-së, sot bëhet edhe ndërrimi i ministrave në qeverinë teknike në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos. Ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot ja ka dorëzuar zyrtarisht detyrën zëvendës ministrit, Agim Nuhiu, i cili është nga radhët e BDI-së, njofton Portalb.mk.

Nuhiu do të udhëheqë me këtë ministri deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, përkatësisht deri në zgjedhjen e ministrit të ri për Punë të Brendshme. Përveç Çulevit, nga MPB është larguar edhe zëvendësministrja shtesë, Sllavjanka Petrovska.

Përveç MPB-së, ndërrime janë bërë edhe në ministritë e tjera. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është larguar zëvendësministrja shtesë Sanela Shkrijel, me çka kjo ministri deri në formimin e qeverisë së re do të udhëhiqet nga zëvendësministri i deritanishëm, Gjonul Bajraktar.

Në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos, pas shpalljes së zgjedhjeve përfundimtare, duhet të largohen edhe zëvendësministrat që janë kuadro të VMRO-DPMNE-së, nga Ministria e Financave, Bujqësisë, Informatikës dhe Shoqërisë Informative.

Deri në formimin e qeverisë së re, ministrat e Bujqësisë, Trajan Dimkovski dhe ai i Administratës, Damjan Mançevski do të mbeten në vendet udhëheqëse në këto dy ministri, ndërsa Nina Angellovska mbeten ministre e Financave.

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare duhet të mbahet më së voni deri më 4 gusht, ndërsa më pas rrjedhin afatet e paraparë për negociata për formimin e shumicës parlamentare për qeverinë e re.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button