Pesë viktima dhe 237 të raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus, njofton REL.

Ky rezultat vjen pas 555 testeve të kryera nga gjurmimi i kontakteve në teren, thuhet në njoftimin e institutit.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 139 pacientë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2.995, derisa komuna e Prishtinës shënon numrin më të madh të të infektuarve.

Ndërkohë, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus, ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 3753.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button