Covid – 19 në RMV, u publikuan statistikat për 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 9 pacientë të vdekur si pasojë e infektimit me korona virus, ndërsa janë regjistruar edhe 137 raste të reja dhe 103 pacientë janë shëruar, njofton Portalb.mk.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me korona virus në vendin tonë është 9934, i personave të vdekur është 460, pacientëve të shëruar 5357, ndërsa momentalisht ka 4117 raste aktive.
Personat e infektuar në 24 orët e fundit
- Shkup 60
- Shtip 16
- Kumanovë 13
- Gostivar 11
- Tetovë 7
- Manastir 5
- Kërçovë 5
- Dibër 5
- Prilep 3
- Sveti Nikole 3
- Veles 3
- Ohër 1
- Strugë 1
- Koçan 1
- Demir Hisar 1
- Probishtip 1
- Vinicë 1
Personat e shëruar në 24 orët e fundit
- Shkup 53
- Strumicë 11
- Resnjë 9
- Tetovë 7
- Prilep 6
- Kërçovë 3
- Dibër 3
- Manastir 2
- Shtip 1
- Kavadar 1
- Strumicë 1
- Krushevë 1
Në 14 orët e fundit janë bërë 1542 teste, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 94 092 testime.