Gjashtë viktima dhe 213 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe 213 raste pozitive me koronavirus dhe gjashtë viktima u regjistruan në Kosovë në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 494 mostrave. Numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës: 80 raste. Instituti po ashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara janë shëruar edhe 109 pacientë, njofton REL.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 6,680.

Prej tyre, 164 pacientë kanë vdekur, ndërsa 3,614 janë shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Raste aktive aktualisht janë 2,902.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button