RMV, 6 persona ndërruan jetë nga KOVID-19, 129 raste të reja
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga KOVID-19, 129 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 109 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 451, të infektuarve në 9.797, ndërkaq të shëruarve në 5.254. Momentalisht në RMV ka 4.092 raste aktive, njofton Portalb.mk.
5 persona nga Shkupi dhe 1 nga Struga kanë ndërruar jetë.
Personat e infektuar në 24 orët e fundit
- Shkup 45
- Shtip 25
- Tetovë 9
- Gostivar 9
- Kumanovë 7
- Manastir 6
- Kërçovë 6
- Strugë 5
- Prilep 4
- Sveti Nikole 3
- Koçan 3
- Ohër 3
- Dibër 1
- Kavadar 1
- Demir Hisar 1
- Dellçevë 1
Personat e shëruar në 24 orët e fundit
- Shkup 60
- Shtip 16
- Tetovë 12
- Kumanovë 7
- Gostivar 6
- Veles 4
- Kavadar 2
- Prilep 1
- Vinicë 1
Në 24 orët e fundit janë bërë 1.535 teste ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 92.550 teste.