Juventus u mposht nga Udinese, lëshoi mundësinë për të siguruar titullin e kampionit në Serie A
Në javën e 35-të të ligës së parë të futbollit italian (Serie A), kryesuesi i tabelës Juventus u mposht nga Udinese me rezultatin 2-1 si mysafir, duke lëshuar mundësinë për të siguruar titullin e kampionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në gjysmën e parë të ndeshjes së luajtur në Dacia Arena në Udine, Juventus kaloi në epërsi me golin në minutën e 42-të nga mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt.
Në minutën e 52-të të pjesës së dytë, Ilija Nestorevski shënoi golin e barazimit për Udinesen.
Seko Fofana, i cili hyri në lojë në kohën shtesë të ndeshjes, e kaloi skuadrën vendase në epërsi me rezultatin 2-1.
Me këtë fitore në minutat e fundit, Udinese u largua nga zona e rrezikshme në fund të tabelës dhe më 39 pikë, u ngrit në vendin e 15-të.
Deri në përfundimin e ligës italiane kanë mbetur edhe tri xhiro. Juventus aktualisht ka 80 pikë, gjashtë më shumë se Atalanta në vendin e dytë. Me humbjen e sontme, ekipi bardhezi lëshoi mundësinë për t’u shpallur kampion, ndërkohë që në pesë xhirot e fundit, ekipi nga Torino ka pësuar dy humbje dhe gjithsej pesë gjatë gjithë sezonit.