954 të infektuar me virusin korona në Tetovë dhe rrethinë, 557 janë shëruar
Në Tetovë dhe komunat përreth numri i të infektuarve me COVID-19 vazhdimisht ka shkuar në rritje. Nga personat e diagnostikuar me COVID-19 numri i përgjithshëm është 954, ku 557 persona janë shëruar kurse 67 kanë ndërruar jetë, shkruan Portalb.mk
Sipas komunave ky numër është si vijon:
-dhe Komuna е Zhelinës 68 të infektuar
Edhe pse ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve, në krahasim me 1 muaj më parë numri i rasteve aktive me COVID-19 në komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth është reduktuar nga 390 në 330 sa janë rastet aktive deri më sot.
Nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës treguan se SPB Tetovë, dhe inspektorati shtetëror i tregut bëjnë kontrolle të shtuara për sa i përket respektimit të masave mbrojtëse nga qytetarët.
Ndryshe, ata u drejtohen të gjithë qytetarëve që të përmbahen prej grumbullimeve dhe ahengjeve të ndryshme familjare ku nuk respektohet distanca dhe ka më shumë se 50 njerëz.