Ali Ahmeti është ftuar të dëshmojë në Gjykatën Speciale

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka konfirmuar vet Ahmeti nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se ka pranuar ftesën. Lideri i BDI-së është shprehur se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm, njofton Portalb.mk.

“Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë. Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kujtojmë se, javën e kaluar Gjykata Speciale në Hagë, ka intervistuar për katër ditë presidentin e Kosovës, dikur ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, në lidhje me veprimtarinë e tij gjatë luftës në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button